Prej më shumë se një jave ekspertët e reformës zgjedhore po punojnë për përkthimin e rekomandimeve të OSBE-OHDIR në amendamente ligjore.
Mazhoranca parashikon ta mbyllë këtë fazë të parë të reformës brenda dhjetorit pa prekur sistetemit zgjedhor, por mos prekja e sistemit duket se do të jetë problemi. Opozitarët e rinj kanë kërcënuar me vote nëse reforma ndahet në dy pjesë.
Paralelisht me punën e ekspertëve komisioni i reformës zgjedhore është ndarë në tri grupe pune për të hartuar propozime konkrete lidhur me:
Financimin e partive
Depolitizimin e administratës zgjedhore
Ndryshimin e sistemit
Të rinjtë parlamentarë mësohet se kanë gati formulën e tyre sa i takon sistemit: Rikthemi tek proporcionali kombëtar me lista të hapura.
Por, socialistët nuk e kanë me ngut ndryshimin e sistemit. Ata janë hapur vetëm ta diskutojnë por jo ta miratojnë kushtin e opozitarëve të rinj. Propozime konkrete nuk po shkruhen vetëm në kryesime kuvendit por edhe në selinë blu ku ka nisur puna jo vetëm për rekomandimet e OHDIR, por në letër po hidhet arkitektura e reformës zgjedhore.
Top Channel