Presidenti i Republikës do të vizitojë Japoninë në kuadër të ceremonisë së kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Pritet që Meta të takojë disa personalitet, ku ndër to është edhe takimi me kryeministrin e Japonisë, Sh.T.Z. Shinzō Abe.

“Me ftesë të Perandorit të Japonisë, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta niset sot për në Tokio, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Gjatë qëndrimit të tij në Tokio, Presidenti Meta do të pritet në një takim të veçantë nga Kryeministri i Japonisë, Sh.T.Z. Shinzō Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

Japonia është një partner tepër i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmat bujare teknike e financiare të dhëna ndër vite, që e kanë forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez.

Hapja e Ambasadave në Tiranë dhe në Tokio, i ka dinamizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet si kurrë më parë, duke rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik, por mbi të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve tona”- shkruhet në komunikatën e presidencës .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA