Në bllokun e banesave sociale në Shkozë, një apartament u shkrumbua në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Në apartamentin tashmë të shkrumbuar, në momentin e zjarrit kanë qenë 5 persona, një çift dhe tre fëmijët e tyre. Të pestë anëtarët e kësaj familjeje kanë qenë në gjumë.
Zjarri që shkrumboi apartamentin në katin e fundit të njërit prej pallateve në banesat soçiale, ra rreth orës 8 të mëngjesit, ndërkaq rreth 20 minuta më vonë, vjen zjarrëfikësja e cila mundi të shuante tërësisht flakët.
Fatmirësisht,ky ishte apartamenti i vetëm i dëmtuar, pasi dy apartamentet e tjera po në katin e fundit, patën dëmtime vetëm në dyert kryesore.
Top Channel