Kthimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Cakaj: Jemi të angazhuar maksimalisht
19/10/2019 12:51
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj garantoi sot se Shqipëria është e angazhuar në mënyrë maksimale për të bërë të mundur kthimin e fëmijëve shqiptarë nga kampet në Siri, ku ndodhen prej vitesh.
Cakaj theksoi se Qeveria po punon me partnerët ndërkombëtarë për të bërë të mundur kthimin e tyre në atdhe.
“Ne jemi të angazhuar maksimialisht, po punojmë me partnerët ndërkombëtar për të realizuar këtë objektiv”, tha ministri.
Gjthsesi, Cakaj u tregua i rezervuar për të dhënë më shumë informacione për shkak të kompleksitetit të çështjes.
Myftiu i Shkodrës thirrje diplomacisë shqiptare: Riktheni fëmijët që janë Siri
Top Channel