Detajet e ngjarjes në Berat/ Borxhi i qerasë së lavazhos sa nuk i merr jetën 3 punonjësve dhe një klienti

19/10/2019 19:28

Sherri për një borxh qeraje në një lavazho për pak sa nuk i ka kushtuar jetën 3 punonjësve të lavazhos dhe një personi që ishte duke larë automjetin aty.

Tre shtetas,që udhëtonin me një automjet tip Benz,kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të lavazhos ku kanë qënë tre punëtorët Ergit Kocaqi, Krenar Dikollari dhe Erjon Gërmau si dhe një qytetar që kishte shkuar për të larë automjetin, shtetasi Muhamet Hysa.

Nga automjeti tip Benz,që drejtohej nga 25-vjeçari Xhoni Spahiu është qëlluar një karikator i tërë pistolete nga i ati i tij,52-vjeçari Vladimir Spahiu por fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur asnjë nga katër shtetasit që ndodheshin në lavazho.

Pasi qëlluan në drejtim të lavazhos, at e bir së bashku me shtetasin Petrit Qypi,66-vjeç,janë larguar nga vendngjarja dhe në përpjekje për ti shpëtuar forcave të policisë,ata kanë hedhur nga makina armën “pistoletë” në mes të rrugën nacionale Berat-Poliçan,në lagjen Uznovë.

Në ndjekje të tyre janë vënë forca të shumta policie,të cilët 20 minuta më vonë kanë arrestuar në dalje të qytetit tre shtetasit: at e bir Vladimir dhe Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypin.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se 52-vjeçari Vladimir Spahiu ishte pronari i lavazhos dhe këtë lavazho ja kishte dhënë me qera shtatasit Hektor Arrëza,i cili prej disa muajsh nuk i kishte paguar lekët e qerasë.

Ngjarja e sotme ka ardhur pas shumë konflikteve verbale e fizike që Spahiu dhe Arrëza kanë pasur muajin e fundit mes tyre për borxhin e papaguar dhe goditja e sotme ka pasur shënjestër shtetasin Hektor Arrëza,që sapo ishte larguar nga lavazhoja kur edhe ndodhi ngjarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA