Shumë krerë të shteteve të Bashkimit Evropian kanë shprehur zhgënjimin që Franca, Holanda dhe Danimarka po kundërshtojnë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Kjo duhet të ketë qenë një çështje formaliteti pasi që presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe shefja për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini thanë që të dy vendet kanë përmbushur kriteret e përcaktuara për të filluar bisedimet”, tha kryeministri çek Andrei Babish.

Kryeministri lituanez Gitanas Nauseda, ndërkohë tha se nëse nuk jepet vendim për të filluar negociatat, do të shkaktohen “pasoja të rënda politike”.

“Duhet të pranojmë se nuk arritëm konsensus sepse 3 vende refuzuan vendimin për të filluar negociatat. Të gjithë e pranojnë se Maqedonia Veriore ka bërë shumë, ka ndryshuar emrin e saj, ka ndryshuar kushtetutën e saj dhe bëri të pamundurën për të fituar ftesën”, tha ai.

Presidenti i ri i Komisionit Evropian Ursula von der Leyne tha më herët gjatë ditës se “shenjat nuk janë të mira”, duke theksuar se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të arritur standardet evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA