Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për shtyp të dhënë ditën e sotme në lidhje me negociatat.
“Pas 48 orësh pa gjumë jemi këtu në përfundim të kësaj odiseje që të ndajmë opinionin lidhur me moskonkludimin me konsensus për procesion që jemi përpjekur vijëmisisht”, shprehet ai.
Rama sjell në vëmendje emisionin e kushtuar një të mituri shqiptar në Siri, dhe thotë se prej kohësh ai ka nxjerrë një urdhër në lidhje me personat dhe familjet të cilat gjenden në atë territor, përcjell Top Channel.
“Dua të ndaj një shpjegim lidhur me një shqetësim që e kam marrë nga qytetarët mbi emisionin e “Rai-t” kushtuar një të mituri shqiptar në Siri: për fat të keq ai emision drithërues ka lënë të kuptohet se çështja e djalit është një çështje vullneti e Ambasadës tonë në Turqi por që është e pavertetë. Prej disa kohesh kam nxjerr një urdhër, material i klasifikuar lidhur me personat familjet që gjenden ne atë territor si pasojë e përfshirjes së burrave në një luftë për të tjerë në funksion të ISIS.
Shqetësimi ynë lidhet me nevojën për të aksesuar këto kampe ku ka një numër grad he fëmijësh dhe ne bashkëpunim me amerikanët ne kemi zhvillua një proces të tërë identifikimi. Kemi të dhëna mbi identity e shumë prej personave por janë të dhëna sensitive sepse ata rrezikojnë jetën përditë, tërheqja e tyre s’bëhet as me Ambasada as Ambasador, procesi kërkon koordinim më partnerët. kemi një plan veprimi me partnered kryesor, ka një sërë grupesh të përfshira në këtë proces, Nuk mund të ndaj më shumë infot por nuk është çështje Ambasadash se edhe të tjerët do i kishin tërhequr individët atje”, shton Rama.
Rama shprehet se ka komunikuar me të afërm dhe ka sqaruar se kjo nuk është një çështje e strukturave tona diplomatike, sepse nuk bëhet fjalë për kampe të zakonshme refugjatësh, është një çështje përtej Ambasadave.
“Kam komunikuar edh me të afërm e babin e djalit dhe ia kam sqaruar që kjo nuk varet nga ne, nuk është çështje strukturova tona diplomatike sepse nuk bëhet fjalë për kampe të zakonshme refugjatësh. Natyrisht që gazetarët e huaj mund të hyjnë në këto kampe, por nuk është e njëjta gjë me zhvillimin e një operacioni tërheqjesh të njerëzve”, thotë kryeministri i vendit.
“Duke shprehur keqardhjen , e vërteta është kjo dhe së fundmi situata është e komplikuar sepse ka përplasje luftarake, ne do vazhdojmë punën. Ju e patë edhe thirrjen nga Amerika për këtë”, tha ai.
“Është një operacion vërtet i komplikuar, fokusi ynë ka qenë dhe mbetet te gratë dhe të miturit dhe ne bashkëpunim me SHBA, partnerët dhe autoritet turke kemi mbledhur jo pak info dhe ka një plan për nxjerrjen e tyre nga kampet si dhe është përgatitur infrastruktura për transportin e tyre dhe pastaj një plan masash për trajtimin e tyre këtu. Por kini parasysh se atje është një zonë ku nuk ka autoritete”, shprehet kryeministri.
“Besoj që ky shpjegim është i mjaftueshëm se dhe info i dhënë në emision sikur kjo është një çështje vullneti dhe thjesht vënie në veprim nga ana e Ambasadës nuk qëndron”.
Top Channel