Bllokimi i negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një veprim i gabuar, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Për këtë vendim nuk duhet të fajësojmë as Shqipërinë dhe as Maqedoninë e Veriut. Të dy vendet bënë atë që ne u kërkuam të bënin”, theksoi ai.

“Marrëveshja e Prespës ishte arritje e jashtëzakonshme. Të dyja vendet kanë të drejtën t’u hapen negociatat. Ato janë gati, por fatkeqësisht disa vende anëtare të BE-së nuk janë ende gati”, theksoi ai.

“Kjo është arsyeja pse nuk arritëm të merrnim një vendim pozitiv”, tha Tusk.

”Dua t’u dërgoj një mesazh shqiptarëve dhe maqedonasve. Ju lutem mos u dorëzoni! Padyshim një ditë do të bëheni pjesë e BE-së”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA