Në një konferencë për shtyp Angela Merkel ka folur për ‘Jo’-në që europa dha për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Merkel u shpreh se ajo e mbështeste në një pikë presidentin e Francës, Macron, por gjithashtu shtoji se nuk bëhej fjalë për anëtarësim, por thjesht për hapjen e negociatave.

“Në një pikë presidentin Macron sa i përket procesit të zgjerimit që duhet reformuar.

Kemi rëndë dakord për disa gjëra që duhen bërë, ne vërtetë duam që negociatat të hapen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh.

Por edhe Shqipëria ka bërë progres, vazhdoj që të mendoj që Shqipëria ka bërë shumë, por nuk ka bërë aq sa të marrim një vendim të përbashkët.

Në gjermani ka rezerva sa u përket Shqiptarëve?

“Bëhet fjalë për hapjen e negociatave dhe jo për anëtarësim, ata duhet të përballen me kushtet që në kemi vendosur.

në Shqipëria vazhdon që të ketë probleme duke përfshirë edhe emigrimin, por Shqipëria ka bërë sa mundet për emigrimin.

Kur bëjmë premtime duhet ti mbajmë, dhe nuk duhet tu kthejmë shpinën.

Në fakt janë disa faza sa i përket anëtarësimit, unë dua që të ketë një bashkim të këtyre vendeve në BE, por më para duhet që të kalojnë disa faza”, tha ajo.

/A.Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA