Rikard Jozwiak korrespondent i radios Europa e Lirë në Bruksel në një intervistë për Top-Channel fillimisht i përgjigjet pyetjes nëse kundërshtia e Francës në çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është e justifikuar.
“Jo. Natyrisht që jo. France do ishte OK në të gjithë këtë nëse ajo do të ishte konsistente në kërkesat e saj. Tani ata janë duke kërkuar një metodologji të re. E gjitha kjo është diçka e re. Përse nuk e thanë këtë në mbledhjet e Qershorit në 2018 apo 2019. Franca nuk po bën as më shumë e as me pak se sa ndërrimi mendjes çdo vit. Ata duhet të jenë të sinqertë dhe ta thonë hapur se nuk janë më të interesuar për zgjerimin. Le ta thonë që zgjerimi nuk është një e mirë për Unionin Europian. Pra, kjo është e vërteta e madhe e të gjithë kësaj historie por Franca e fshes këtë duke e veshur me arsye nga më të ndryshmet njëra më absurde nga tjetra”, shprehet ai.
Rikard Jozwiak thotë se Franca dhe aleatët kundërshtarë Holanda dhe Danimarka po luajnë një lojë të cilën janë duke e humbur. Por nga ana legale thekson ai ata nuk po bëjnë asnjë gabim dhe prandaj e bëjnë këtë. Gazetari i Radios Europa e Lirë tregon edhe për situatën ku u gjendën vendet eropiane pro zgjerimit.
“Ata ishin të frustruar madje ndershmërisht mund t’ju them se shumë prej tyre ishin të mërzitur. Nga ajo çfarë kam dëgjuar vihet re fare qartë mërzia për pasojat që sjell e gjitha kjo pasi BE është duke humbur kredibilitetin madje mund të thuhet se këtu po ngrihen pikëpyetje për seriozitetin ndaj rolit që Europa duhet të ketë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo sjellje e Francës dhe e disa të tjerëve është shkatërruese”, shton ai.
Pas kësaj Jo-je franceze çfarë pritet të ndodhë më pas?
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë shumë se çfarë të bëjnë përveçse i duhet të presin deri ne 2020. Kjo çështje mendoj se nuk do të diskutohet më në nivele të larta deri në Qershor 2020. Deri atëherë unë shpresoj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do ta humbin shpresën dhe interesimin në Bashkimin Europian. Edhe nëse kjo ndodh unë do ti bëja aspak me faj këto dy vende”, ka thënë ai.
Top Channel