Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn përmes një postimi në “Twitter” më herët bëri të ditur se KE nuk arriti një vendim në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut, për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.
Ai shprehet se e gjitha kjo është një “zhgënjim ekstrem” dhe “se është përgjegjësia jonë tani të qëndrojmë me vendet, qytetarët e të cilëve janë me të drejtë, tejet të zhgënjyer. Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor është dhe mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, në interesin tonë të ndërsjellë”.
Në një tjetër postim të tijin ai shkruan se përgjegjësia për këtë dështim nuk është për vendet të cilat me të drejtë prisnin një vendim pozitiv.
“Dhe vetëm për të qenë të qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është për vendet të cilat me të drejtë shpresonin për një vendim pozitiv. Ata nuk hoqën dorë! Ishte BE që dështoi në këtë vendim për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në WB por edhe më tej”, shkruan Hahn në postimin e tij në rrjetin social “Twitter”.
Top Channel