Lideri i Opozitës Lulëzim Basha ka dhënë një deklaratë për Euroactiv dhe është shprehur se Shqipëria ka nevojë për një lidership që të plotësojë kushtet e Bundestagut.
Deklarata e Bashës:
Shqipëria ka nevojë për një lidership që të plotësojë kushtet e Bundestagut dhe të realizojë potencialin e plotë për hapjen e negociatave
Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë. Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë.
Top Channel