Shqipëria është në grupin e shteteve që ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit e ka 100%. Po cfarë është ndotja e ajrit? Ndotja e ajrit është grumbullimi i substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat vënë në rrezik jetën e njeriut dhe të gjallesave të tjera.
“Kemi një shtim të rasteve me probleme respiratore, pra me probleme të asmës tek fëmijët, por nuk dua të përjashtoj rastet e grave me diagnoza kronike respiratore dhe pikërisht i atribohen kësaj rritje të ndotjes atmosferike. ”
Po nga se shkaktohet degradimi i ajrit për këtë do të na flasë ambinetalisti Xhemal Mato.
Ndotja e PM2.5 e cila është një grimcë shumë e vogël 2.5 mikron qëndron pezull në ajër dhe në çdo 2-3 sekonda ne marrim dhe e fusim në organizëm. Kjo është një ndotje që shkaktohet kryesisht nga pluhurat, transporti, mos fshirja e rrugëve si dhe nga grimcat që nxjerrin vetë makinat. Kjo është një gjendje emergjente e madhe është njëlloj sikur të dënosh qindra persona të sëmurën dhe të vdesin për shkak të ndotjes.
Sipas raportit ” STATE OF GLOBAL AIR 2019″ ndotja e ajrit ishte faktori i 5-të që ndikonte në vdekshmërin e vitit 2017
Problemet respiratore shënojnë numrin 5 në botë si shkaktar të vdekshmërisë dhe kjo nuk është pak. Sa më parë të ndërhyrjet aq më shumë ky është një hedhje themeli në formim më të shëndetshëm në të ardhmen, sepse çfarë po ekspozohemi momentalisht kjo përkthehet në cenim të cilësisë së jetës dhe patjetër në sëmundshmëri.
Top Channel