Në 31 dhjetor të 2018 konsumatorët familjare i kishin 394 milion euro fatura të papaguara OSHEE-së, borxhe të akumuluar në vite. Tetë muaj më pas në 31 gusht të këtij viti borxhi është ulur me mbi 11 milion euro, duke shkuar rreth 382 milion euro.

Në fakt kjo tendencë ka nisur që në 2014 ku boxhet e komsumatorëve familjarë janë reduktuar me më shumë se 70 milion euro. Shtrëngimi i masave për mbledhjen e detyrime të prapambetura ka dhënë efekte pozitive që kur nisi plani i rimëkëmbjes energjitike.

Por sakrificat e qytetarëve të thjeshtë që nga pensionistët e deri tek familjet në nevojë me marrëveshjet për shlyerjen e detyrimeve, nuk kanë qenë të njëjta me institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore.

Në fund të 2015 sektori shtetëror që ishte dhe viti më i mirë, buxhetor dhe jo buxhetor kishte një borxh ndaj OSHEE për rreth 40 milion eurosh, ndërkohë në fund të gushtit të këtij viti vlera e faturave të papaguara gati është trefishuar duke shkuar në plot 113 milion euro.

Debitorët më të mëdhenj janë ujësjellësat, por brenda borxhlinjve janë dhe institucione që financohet me para drejtëpërdrejt nga buxheti i shtetit. Edhe borxhi i bizneseve është rritur, por në shifra të papërfillshme.

Rritja e detyrimeve në sektorin shtetëror ka zeruar praktikisht uljen e borxhit nga konsumatorët familjarë. Madje shifrat zyrtare tregojnë se nga viti 2013 deri në gushtin e këtij viti borxhi i energjisë së papaguar të OSHEE është rritur me 7 milion euro duke arritur në 592 milion euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA