Dy pensionistët krijojnë kopshtin magjik
17/10/2019 19:13
Dy pensionistë kanë krijuar një kopsht tepër të veçantë, me ngjyra spektakolare vjeshte, me rreth 16 mijë euro investim.
Meri dhe Toni Njuton, të dy 71 vjeç, kanë punuar për 37 vite për të transformuar kopshtin para shtëpisë.
Këtë vit e kanë bërë të ndizet me ngjyra vjeshte me 120 panja japoneze, 450 lule të ndryshme.
Kopshti i tyre është shpallur më i bukuri në Britani, dhe ka marrë emrin “Katër Stinët”, pasi pamja i qëndron tërheqëse gjatë gjithë vitit.
Aj.P
Top Channel