Takimi dy ditor i krerëve te shteteve dhe qeverive të BE-së nis sot në Bruksel me në fokus Brexitin e ofensivën turke në veri të Sirisë.

Por për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vëmendja do të jetë e ngërthyer në atë pjesë të tij që do të shqyrtojë përpjekjet e tyre për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Pavarësisht shpresës që I dha të vendeve nga pjesa dërrmuese e vendeve të bllokut, me në krye Gjermaninë, mjafton vetoja e një anëtari që këto pritshmëri të shuhen, dhe skeptiket nuk mungojnë.

Zëri më i fuqishëm i këtij grupi mjaft të vogël, mbetet Franca. Emmanuel Macron nuk u bind duket as nga përpjekja më e fundit e Angela Merkelit në Tuluz për gjetjen e një pozicioni të përbashkët. Shefi i Elizesë përmendi numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë. Me bllokimin që bëri në takimin e ministrave të jashtëm, Franca praktikisht ktheu kundër edhe vende të tjera hezituese. Angela Merkel e pranoi në deklaratën e dhënë përpara nisjes për në Bruksel, se shanset nuk janë të mira.

“Përpara disa javëve, në këtë ndërtesë u diskutua intensivisht në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjermania është e pranishme në Ballkanin perëndimor jo vetëm gjeopolitikisht por edhe ekonomikish,t dhe ne aspektin e shoqërisë për shkak se shume shtetas te rajonit jetojne ne vendin tone. Është në interesin tonë të përbashkët europian që shtetet e Ballkanit Perëndimor të integrohen jo vetëm në Europë, por edhe në BE. Ne u kemi ofruar ura partnerëve që kishin dyshime. Në samit ende nuk është e sigurtë një votë unanime. Nuk mund të them se si do të përfundojë ky takim. Do te nisim një debat në Këshillin Europian, me qëllimin dhe ato pak vende që nuk janë ende të bindura, të ndryshojnë qëndrim. Por me duhet ta pranoj se mundesitë per kete jane te pakta”, u shpreh Merkel.

Macron i vlerësoi përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por këtë herë do të zgjasë pak më gjatë deri sa të fillojnë negociatat, tha ai. Macron, i cili deri më tani, kundërshtimin e tij e kishte argumentuar me thellimin e BE para zgjerimit, pranoi në konferencën e shtypit me Merkel edhe arsye të brendshme që e bëjnë Francën të hezitojë. Shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të azilkërkuesve në Francë, në këto kushte është e vështirë t’i shpjegosh  popullit, se duhen filluar negociatat me këtë vend, u shpreh ai.

Ndaj qëndrimit të Francës reagoi ashpër raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon. “Është një turp i madh”, ka shkruar Fajon në Facebook, “Emmanuel Macron, zgjohu!” Është koha që BE-ja të tregojë mature politike dhe përgjegjshmëri! Liderët e këtyre vendeve i kanë bërë “detyrat” e tyre! Tani është koha që Këshilli I Bashkimit Europian të bëjë pjesën e tij dhe të pranojë më në fund çeljen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishte mesazhi i saj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA