Pak ditë më parë, një 25-vjeçar holandez shkoi në një lokal dhe i tha banakierit se katër vëllezërit e tij dhe babai kishin nëntë vite që nuk kontaktonin me botën, madje mendonin se kishte ndodhur apokalipsi. Por kulte të tilla nuk janë të pakta në historinë e dhjetëvjeçarëve të fundit, dhe fatkeqësisht kanë histori të lyer me gjak.

Roch Theriault ishte drejtuesi i Bandës “Ant Hill” në Kanada. Për rreth 20 vite me radhë, ai abuzonte seksualisht me anëtarët e kultit, e madje disa prej tyre u kishte prerë gjymtyrët dhe i kishte vrarë.

Grupi ishte mbyllur nga bota në mes të pyjeve kanadeze, që të jetonin të veçuar. Por drejtuesi i grupit u bë aq i dhunshëm sa i detyroi ndjekësit të thyenin këmbët e veta çekiç, të qëllonin njëri-tjetrin në shpatull, të hanin jashtëqitjet e njëri-tjetrit, insekte dhe minj.

David Koresh ishte drejtuesi i një prej kulteve më të rrezikshme të të gjitha kohërave në SHBA. Përplasja e grupit të tij me policinë amerikane la 76 të vdekur.

Një tjetër kult që la po ashtu me dhjetëra viktima, ishte Urdhri i Tempullit të Diellit, në mesin e viteve 1990. Grupi ishte në Gjenevë të Zvicrës dhe në Kebek të Kanadasë. Ata mendonin se po të vdisnin, do të shkonin në një planet tjetër, që vinte rrotull yllit Sirius.

Aj.P

FOTO GALERI
1/13
David Koresh ishte drejtuesi i një prej kulteve më të rrezikshme të të gjitha kohërave në SHBA. Përplasja e grupit të tij me policinë amerikane la 76 të vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA