Parku i argëtimit i “Universal Studios”, që po ndërtohet në Pekin, do ti pranojë vizitorët pa biletë – dhe kjo falë kamerave që do të skanojnë fytyrat e tyre për të përcaktuar nëse e kanë paguar më parë hyrjen.
Teknologjia është pjesë e një mori shërbimesh në pronësi të gjigantit kinez të internetit Alibaba, i cili do të integrohet edhe në parkun e Universal.
Kamerat e njohjes së fytyrës, të lidhura me platformën e pagesave elektronike Alipay do t’ju lejojnë vizitorëve të hapin dollape ku mund të vendosin sendet personale, të paguajnë ushqimin e ti bashkohen njerëzve që presin në radhë për një udhëtim emocionues.
Teknologjia e njohjes së fytyrës po fiton vëmendje në mbarë Kinën, ku është duke u përdorur për gjithçka, nga arkëtimet e supermarketeve deri te mbikëqyrja.
Por ndonëse nuk mungojnë ndërkohë as paralajmërimet mbi rreziqet e privatësisë, konsumatorët duket e kanë përqafuar gjerësisht këtë teknologji. “Alibaba”, që doli në pah më shumë si një kompani tregtare online, vitet e fundit ka investuar intensivisht në argëtim dhe turizëm.
Top Channel