Erdogan pret zv/presidentin e SHBA. Para takimit letra e pazakontë e Trump për presidentin turk

17/10/2019 19:32

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, u takua me presidentin turk Recep Tayip Erdogan të enjten në përpjekje për arritjen e një armëpushim në Siri pasi Ankaraja refuzoi presionin ndërkombëtar për të ndaluar ofensivën kundër forcave kurde.

Takimi Erdogan-Pence zgjati për rreth një orë e 20 minuta, më shumë nga sa ishte planifikuar, dhe më pas, të dy atyre iu bashkua edhe sekretari i shtetit Mike Pompeo.

Vizita vjen një ditë pasi Erdogan premtoi se do të vazhdojë operacionin që u lehtësua pas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria e veriut.

Para këtij takimi, një letër jo e zakontë nga presidenti amerikan Donald Trump, u publikua, dhe në të, ai paralajmëronte Erdoganin: Mos u trego budalla. E dërguar në ditën kur Turqia nisi operacionin e saj në Sirinë veri lindore, Trump shkruante se po rrezikonte që historia ta etiketonte atë një djall.

“Ju nuk do të donit të ishit përgjegjës për masakrimin e mijërave njerëzve dhe unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke” shkruan trump në letër.

Në këmbim, Erdogan, tha se letrën e presidentit amerikan, e kish hedhur në koshin e plehrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA