Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për 10 të arrestuarit pas protestës së të dielës.

Në një deklaratë për mediat pas dhënies së vendimit demokrati Flamur Noka tha: “Saga e persekutimit nga ana e qeverisë vazhdon. Fakti që sot jemi të gjithë para gjykatës në pritje të së drejtës së këtyre banorëve tregojnë se hakmarrja e kësaj qeverie dhe Edi Ramës ndaj Klevis Balliut dhe banorëve të “Unazës së Re”, që i hoqën nga duart një megaaferë korruptive, ku sot ai shpresonte të kishte në llogari bankare në Amerikë, miliona euro, të përfituara nga kjo, vazhdon. Me sa duket nuk ka të ndalur kjo hakmarrje. Banorët e Unazës së Re dhe deputeti Balliu përndiqen nga ana tjetër nuk ka asnjë para drejtësisë nga ata që organizuan këtë megavjedhje dhe këtë megaskandal. Sado të përpiqet Edi Rama së bashku me bandën e tij të nënshtrojë banorët e “Unazës së Re” do ta ketë të pamundur. Ata sot kanë kauzën më të drejtë që mund të ketë qytetari në demokraci. Kauza e tyre është e shenjtë dhe qëndresa e tyre ka bërë që sot në sytë e shqiptarëve të jenë heronj të shtëpive të tyre.

Protesta e tyre do të vazhdojë depse është një protestë e ligjshme. Ata kanë njoftuar çdo ditë pranë policisë, dhe fakti që ata janë përp[jekur t’i akuzojnë për bllokim rrugësh, është përgjegjësi e policisë, sepse policia duhej të kishte marrë masa, dhe nuk ka marrë.

E drejta e tyre është e shenjtë dhe duhet të triumfojë. Sepse koha mund të jetë sot e baktaçinjëve dhe hajdutëve, por e drejta është e shqiptarëve dhe e qytetarëve të lirë.”

Ndërkohë që Prokuroria më herët ka kërkuar arrest me burg për 10 të arrestuarit pas protestës së të dielës në zonën e Astirit.

Prokurorët e çështjes janë Robert Kote dhe Denisa Hasko dhe gjyqtar Kreshnik Omari.

Nga ana tjetër avokatët thanë se si prova nga prokuroria janë paraqitur raport shërbimet e policisë dhe pamjet filmime të shfaqura në portale.

Top Channel mëson se 10 të arrestuarit janë:

Rruzhdi Maqinaj

Safet Maksuti

Benard Nezha

Kujtim Ylli

Bajram Noka

Agron Thaçi

Artan Muçmata

Klevis Balliu

Dritan Noku

Andi Sharra

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA