KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmajtaj.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Suela Zhegu tha sot se konsideron të përfunduar seancën dëgjimore dhe për rrjedhojë procesin e rivlerësimit të prokurorit Besim Hajdarmataj.

Trupa vendosi konfirmimin në detyrë të tij si dhe transferimin e dosjes penale të Përmetit për 12 ton droge për shkelje disiplinore në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.

Hetimi për prokurorin ishte kryer për të tri komponentët: pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figurës. Duke iu referuar relacionit të Komisionit, Hajdarmataj rezulton se nuk ka prona të paluajtshme dhe pasuria e tij përbëhej nga disa depozita bankare.

KPK-ja tha se nga hetimi për të gjitha pasuritë dhe dhuratat e deklaruara, nuk janë konstatuar problematika dhe se analiza financiare e kryer, ka dalë pozitive. Edhe në kriterin e pastërtisë së figurës, DSIK kishte dorëzuar një raport me konstatimin se Hajdaramataj nuk kishte kontakte me persona të krimit të organizuar dhe se ishte i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

“DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se prokurori është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës”, tha relatorja. Sa i takon aftësive profesionale, Prokuroria e Përgjithshme kishte dorëzuar një raport pozitiv për prokurorin, i cili shpesh është konsideruar si i dosjeve të bujshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA