Alarmi fals për bombë në makinën e gjyqtarit, ja procesi gjyqësor që ka pasur autori i telefonatës me të

16/10/2019 09:49

Burime nga Gjykata e Korçës,bëjnë të ditur se Neim Behari,i cili vuan dënimin prej 24 vitesh në burgun e Drenovës,për grabitje,ka pasur një proces gjyqësor me gjyqtarin Markeljan Kuqo,me objekt “ndryshimi i llojit të regjimit të sigurisë së burgut.

Behari,për shkak të llojit të krimit që ka kryer,vuan dënimin në regjimin e sigurisë së lartë të burgut të Drenovës dhe në padi ka kërkuar të kalojë në regjimin e sigurisë së zakonshme.

Deri tani janë zhvilluar tre seanca gjyqësore,ku e fundit është mbajtur në datën 9 tetor dhe gjyqtari Markeljan Kuqo,ende nuk ka konkluduar me vendim për kërkesën e të dënuarit për grabitje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA