Marsida Qatja dhe mbrëmë një intervistë ekskluzive për Open në Top Channel ku rrëfeu versionin e saj të ngjarjes.

Dritan Hoxholli më kërcënonte shpesh. Vinte tek dritarja dhe ngacmonte, e bënte përnatë këtë punë- u shpreh Marsida Qatja.

Po pse ndodhte kjo?- u pyet nga gazetari Alen Xhelili.

E bënte me të gjithë. Unë jam viktima, jo molla e sherrit. Dritan Hoxholli ka qenë person problematik, kërkohej nga policia. Ai i ngacmonte të gjithë, madje edhe këto gocat që fshinin rrugës- vijoi më tej Qatja.

Unë e kam pasur shokë më përpara Bledarin, Dritani ka qenë në burg. Bledari dhe Dritani njiheshin, kishin marrëdhënie shoqërore. Dritani nuk më ka dhunuar ndonjëherë, më ka kërcënuar më ka shtyrë. Ai pinte dhe nuk isha vetëm unë e kërcënuara, por ndodhi tek unë. Këtu kërcënoheshin djem, vajza, ato që fshinë rrugët, u kërcënonin nga Dritani. Unë jam viktima, “molla e sherrit nuk jam unë”. Nuk i shkova kujt në shtëpi për t’i gjuajtur, nuk thirra askënd që ta thërras miqësore hajde të pishë një kafe dhe ta vrasim. Nuk e kam thërritur unë Dritanin në shtëpi dhe këto janë të faktuara në polici”- tha Marsida për Open

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA