Shtëpia e familjes Balla jeton me borxhe dhe punon për t’i larë ato. Dy vite më parë kryefamiljari, Denis Balla i jep fund jetës së tij dhe shkak për këtë ishte gjendja e rëndë ekonomike.

Por kjo familje nuk është vetmja në Shqipëri. Një anket e Bankës së Shqipërisë tregon se 19% e familjeve borxhlie ushqehen me lista, dhe se ky borxh kurrë nuk shlyhet në kohë.

“U martova shumë e vogël, linda djalin pastaj dy fëmijët e tjerë. Kur mbeta shtatzënë me vajzën e vogël bashkëshorti nga gjendja e rënd ekonomike dhe psikologjike vendosi t’i japë fund jetës së tij duke pirë fotoksin”, ka thënë Aligerta Balla.

Tre të miturve, borxhi u mori jetën e babait. Të ardhurat e kësaj familje janë vetëm 20 mijë lek të reja, marketi afër lagjes pasi i jep ushqime me listë, po vetë shitësi e fshin emrin e Aligertës nga lista.

“Detyrohem të shkoj të mar borxh ose dhe veresi për ushqime me lista shumë herë nuk mi marrin lekët pasi u vjen keq për mua. Bëjnë bamirësi”, ka thënë Aligerta në fjalën e saj.

Shtëpia e jetimëve , ka vetëm 4 faqe muri dhe ato të plasaritura nga të katërta anët.

“Jetoj këtu. Si ia bëni në dimër pasi është shumë ftohtë? Ngrohemi me batanije dhe jorgan edhe pse fëmijët nuk më rrinë”, shprehet Balla.

Duke parë kushtet se si jeton, djali i madh i cili është 6 vjec nuk nguron të shprehë dëshirën e tij, më shpresën se dikush do e dëgjoj.

“Dua të kem një shtëpi të ngrohtë”, tha Adej Balla, djali i saj.

Rudina Muça

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA