Ndarja e Nobelit për shkrimtarin austriak Peter Handke, u konsiderua skandaloze nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe shqetësuese nga njohës të letërsisë botërore.

Furtunë reagimesh pati kundër Akademisë Suedeze dhe autorit austriak, i njohur si mbështetës i hapur i regjimit të Slobodan Milloshevicit. Sonte në orën 22.00, live në Top Show, do të diskutohet rreth këtij çmimi, arsyet dhe kundërshtitë që po e shoqërojnë.

Figura e polemizuar e autorit mes ‘adhurimit” për Milloshevic dhe veprës letrare që përfaqëson. Çfarë e bën kaq “të urryer” dhe kaq “të vlerësuar” njëkohësisht?

Në një panel me botues, shkrimtare, diplomatë, Peter Hendke, autori që “adhuroi” “kasapin e Ballkanit” dhe nuk njohu genocidin serb në Srebrenicë e Kosovë, replikat për fjalimin e tij në varrimin e Milloshevicit dhe arsyet përse “juria e ftohtë e Stokholmit” vendosi ta konsiderojë shkrimtarin e vitit 2019-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA