Në rrjetet sociale si Instagram lirisht mund të porosisësh produkte kozmetike që shiten vetëm në farmaci dhe ilaçe për fëmijë e të rritur.

Mjafton kontakti me këto faqe për të bërë porosi, dhe për pak ditë produkti arrin në banesën e klientit, i cili rrezikohet nga përdorimi i këtyre ilaçeve të pa kontrolluara e të marra pa recetë.

Fiks Fare bëri një vëzhgim në “Instagram” e porositi në dy faqe online, përkatësisht USA Vitamins Cosmetic dhe Londonproducts.

Medikamente për fëmijë, si shurup për temperaturë dhe ilaçe si “Advil” dhe “Ibupofen” .

Faqet online u përgjigjën menjëherë duke treguar çmimet.

Në faqen “Usa_vitamins_cosmetics” në Instagram. U bë porosi për “Advil” dhe “Ibuprofen” duke kërkuar dhe për çmimin e tyre.

Faqet përgjigjen menjëherë duke shkruar se një pako Advil me dy kuti brenda shiteshin për 5000 lekë. Kurse Ibubrofeni dy kuti kushtonin 4500 lekë. Ka dhe tynenolqë sipas shpjegimit të faqes është e njëjta gjë me ibubrofenin, por me bazë paracetamoli.

Pak orë më pas, faqja i dërgon bashkëpunëtorëve të Fiksit edhe dy shurupe për fëmijë.

Ndërsa faqen tjetër me emrin “productslondon” në “Instagram”, bashkëpunëtorët e Fiks Fare e pyesin nëse ka shurupe për fëmijë të moshës 1 vjeç dhe përgjigjja e tyre është po. Pohojnë se disponojnë barnat “Calpol” dhe “Neurofen”.

Gjithashtu japin edhe një set me shurupe. Bashkëpunëtorët i porosinë dhe pas disa ditësh një postier ua sjellë në adresën e shënuar nga këta të fundit. Pra mjafton vetëm një llogari në rrjetin social Instagram dhe pa më të voglin kontroll të blesh gjithçka.

Por a është e lejueshme shitja e ilaçëve në këtë lloj mënyre dhe pa u kontrolluar? Për këtë përgjigje gazetarët e Fiksit iu drejtuan Urdhërit të Farmacistit. Presidentja e Urdhërit , Diana Toma tha për Fiksin se “Ligji e përmend si tregtohet bari dhe destinacioni për t’u tregtuar është vetëm farmacia, duke saktësuar se është i palejueshëm tregtimi online i barnave. Në kapërcim të ligjit, jemi totalisht në shkelje.

Sa i takon aspektit të rrezikshmërisë, do e shihja si një veprimtari të rrezikshme për atë që merr barin në këtë formë, pasi jemi në situatën kur jo vetëm në Shqipëri, por në botë, është ngritur alarmi lidhur me barnat e falsifikuara. Dhe kjo formë e tregtimit të tyre është fare mirë për të gjetur një rrugë shkarkimi për këtë kategori barnash”.

Përveç barnave për fëmijë e të rritur , gazetarët e Fiksit bënë porosi online dhe morën edhe produkte kozmetike siç është “Lierac”, produkt të cilin në Shqipëri e sjellë vetëm kompania Farmatech e cila është e liçensuar nga Ministria e Shëndetësisë që ta tregtojë në ambiente farmacie. Por këtë produkt gazetarët edhe pse kompania Farmetech është ekskluzivisht distributori zyrtar për kompaninë franceze e gjen kollaj edhe në butiqe të tjera.

Fiksi kërkoj një përgjigje nga kompania nëse i dispononte të gjitha dokumentet për tregtimin e këtij produkti? Dhe Kompania u përgjigj më një shkresë zyrtare ku bënte të qartë se ishte e liçensuar nga ministria si e vetmja kompani që fut në Shqipëri këto produkte dhe duke e bërë të disponueshëm produktin vetëm në kanalin e farmacisë, për një këshill dhe përdorim të specializuar.

Pra produkte farmaceutike dhe kozmetike që duhet të shiten vetëm në farmaci, tregtohen haptazi online, duke ekspozuar në këtë mënyrë rreziqet të ndryshme për përdorimin e tyre nga popullata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA