Rrogozhinë/ Sherri nisi në palestrën e burgut, i plagosuri transportohet në Tiranë
15/10/2019 21:53
Sherri midis disa personave në burgun e Rrogozhinës ka shkaktuar plagosjen e njërit prej tyre, i identifikuar si Bajram Myftari.
Sherri ka nisur rreth orës 18:30, në palestrën e burgut, gjatë momentit që të dënuarit ishin në kohën e ajrimin.
Endrit Doga dyshohet se në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka goditur Myftarin. Gardianët dhe të dënuar të tjerë kanë ndërhyrë për të ndalur sherrin.
I plagosuri Myftari është transportuar më pas në spitalin e traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Top Channel