Promovimi i Shqipërisë në Austri/ Sigma Interalbanian dhe Vienna Insurance Group, mbështetëset kryesore

15/10/2019 15:36

Ringturm, në qendrën e ekspozitave në Viene, këtë mes vjeshte hap dyert e galerisë arkitekturore për austriakët kureshtarë për Shqipërisë.

“Vienna Insurance Group”, kompania më e madhe austriake, ka bërë të mundur që për dy muaj të jetë e hapur, ekspozita mbi zhvillimin arkitekturor të Shqipërisë në 10 dekada.

“Në galerinë tonë arkitekturore gjeni gjurmë të bashkëpunimit 20 vjeçar të “Vienna Insurance Group” me shtete të ndryshme. Nëse përmend emrin e shtetit tuaj, menjëherë njerëzit shfaqin kuriozitet, e në të njëjtën kohë ju duket misterioz. E pikërisht ndaj vjen kjo ekspozitë në Vienë”, ka thënë Adolph Stiller.

Mbi të gjitha, kjo ekspozitë shënon një ngjarje të rëndësishme për arkitekturën shqiptare e cila do të njihet tashmë në nivel global.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA