Pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në këtë Prokurori, sot Altin Dumani merr ‘dritë jeshile’ për një tjetër rol Një telefonatë anonime në policinë e Korçës sinjalizoi vendosjen e një bombe në automjetin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo, duke shkaktuar alarm.
Telefonata e cila më pas u klasifikua si e rremë bëri që policia të vihet në alarm dhe të rrethojë Gjykatën, ndërsa forcat e njësisë antieksploziv kryen verifikimet në automjetin e gjyqtarit që gjendej brenda parkingut të Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë.
Për mëse 3 orë policia kqyri me imtësi automjetin e gjyqtarit që ka gjykuar disa prej çështjeve më të rëndësishme në Gjykatën e Korçës, mes të cilave edhe dhënien e lirisë me kusht për Gerd Gjinararin, i akuzuari për vrasjen e të fortit të Tiranës Naim Zyberi.
Por ndërsa policia ka kontrolluar me imtësi automjetin asnjë element që mund të kërcënonte jetën e gjyqtarit nuk është konstatuar ndërsa vetë ai ka lënë mjediset e punës duke u shprehur se nuk kishte nevojë për mbrojtje duke e konsideruar telefonatën një krijim të një grushti kriminal.
Më pas gjyqtari Kuqo është larguar me automjetin e tij ndërsa ka deklaruar se nuk kishte nevojë për mbrojtje.
Top Channel