Në kohën që kryeministri italian Giuseppe Conte viziton Shqipërinë, biznesi italian që operon në vendin tonë shpreh shqetësimin për përkeqësimin e klimës së biznesit veçanërisht vitin e fundit.

Në një deklaratë për shtyp, Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri (ÇIA) dhe Confindustria Albania thonë se ngadalësimi i ekonomisë nuk lidhet vetëm me faktore të jashtëm siç është rënia e prodhimit energjitik për shkak të thatësirës.

“Kjo ka vështirësuar krijimin apo zhvillimin e veprimative ekonomike qe është burimi i vërtetë i të ardhurave dhe punësimit”, thonëbizneset italiane. Sipas tyre funksionimi i administratës publike gjithashtu ka krijuar shqetësim tek sipermarresit dhe ka rritur mosbesimin, qe mund te coje deri ne terheqjen e investitoreve.

Biznest italiane shprehen se nuk ka analizë të shkaqeve të vërteta të ngadalësimit ekonomik.

Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri dhe Confindustria Albania, kërkojnë mjedis biznesi në respekt të rregullave të drejta, të përbashkëta dhe transparente.  Kjo do sillte rritje te qendrueshme me shpresën për të ndalur largimin shqetësues të brezave të rinj vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA