Bashkitë pritet të kenë buxhete më të mëdha gjatë vitit 2020. Në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Konsultativ që bëhet ndërmjet qeverisë qendrore dhe asaj vendore, për herë të parë nuk ka ndasi të kryebashkiakëve të majtë dhe të djathtë.

“Projektbuxheti i vitit 2020 ka një qasje progresive për qeverisjen vendore duke veçuar si element rritjen me 11.2%, në krahasim me buxhetin e vitit 2019. Një vend të rëndësishëm duhet t’i kushtohet në këtë projektbuxhet të vitit 2020 emergjencave civile, nisur nga situatat që jemi përballur kohët e fundit”, ka thënë Aldrin Dalipi.

Si në rastin e tërmetit ashtu dhe në përmbytje, bashkitë që janë të drejtuara nga të djathtët, deri para 30 qershorit rezultuan me 0 fonde për emergjencat civile.

“ Në ligjin e ri për financat e vetëqeverisjes vendore është rritur autonomia fiskale e bashkive. Të ardhurat e bashkive nga transferta e pakushtëzuar janë rritur nga 12.2 mld lekë në 2013, në vitin 2020 pritet të jetë në 18 mld lekë”, ka thënë Elton Haxhiu.

Por, menjëherë ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili nuk u duk shumë entuziast për rritjen e buxhetit.

“ Ne ku jemi me këtë rritjen? Te cila bashki? Cilat janë indikatorët që janë përdorur për të shpërndarë buxhetin sipas bashkive? A janë marrë parasysh sasia e stokut të borxhit që ne kemi? A është marrë parasysh numri i popullatës?”, ka thënë Ndreu.

Ndreu dhe kryetarë të tjerë bashkish që në territoret e që administrojnë kanë miniera apo hidrocentrale, thanë se ndonëse prej tyre gjenerohen miliarda lekë, asgjë nuk mbetet për bashkitë apo infrastrukturën në zonat e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA