Komisioni Venecias publikoi opinionin final në lidhje me shkeljen apo jo të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta.

Opinioni nuk e thotë prerë nëse kreu shtetit shkeli Kushtetutën siç pretendon maxhoranca e Edi Ramës  e siç thuhej në draft-opionin paraprak.  Kjo bëri që presdenti Ilir Meta në reagimin e tij ta quante përpjekjen e socialistëve për ta shkarkuar si një humbje kohe 4 mujore.

Në pikën 73 të opionionit thuhet se Kushtetuta po ashtu edhe Kodi Zgjedhor, nuk i japin fuqi Presidentit të anulojë datët e zgjedhjeve, e të vendosë një datë të re.

“Kjo mbase formon elementë për parlamentin ti shkojë qëndrimit se packa se presidenti ndoshta tejkaloi kompetencat kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit të autoriteteve lokale e pa një bazë ligjore specifike, të tilla veprime mbase nuk përmbushin kriteret e mjaftueshme të seriozitetit të shkeljes për të shkuar deri tek shkarkimi Presidentit”, thuhet në opinion.

Komisioni Venecias në opinionin prej 24 faqesh analizon me detaje kuadrin ligjor të zgjedhjeve në Shqipëri dhe veprimet e Presidentit.

“Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore vetëm në një situatë që kërkon miratimin e masave emergjente. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për shtyrjen e zgjedhjeve. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën e deklarimit të një emergjence shtetërore.Sidoqoftë, rregullat kushtetuese të zbatueshme për situata emergjente nuk janë ndjekur në këtë rast. As nuk ka patur një konsensus politik që do ta lejonte krijimin e një baze ligjore ad hoc”, thuhet më tej.

Anulimi i zgjedhjeve thuhet në opinion, ndikon gjithashtu në të drejtat elektorale të njohura nga të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

“Mungesa e bazës ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve)sipas masave emergjente në përputhje me nenin 170 të Kushtetutës ose rifillimin e dialogu politik pas zgjedhjeve) e bën ndërhyrjen në të drejtat elektorale jo proporcionale”, thotë Komisioni.

Komisioni Venecias jep këtë vlerësim për bojkotin e zgjedhjeve nga opozita:

“Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektorati, nuk mund të parandalojë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, ato do të shërbenin si një një levë për të parandaluar plotësisht çdo herë zgjedhjet.”

Opozita e Bashkuar tha se “Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkleje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.

I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese thotë opinioni Komisionit të Venecias,  të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidentit.

Muhamed Veliu

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA