Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të tre protestuesit e Unazës së Re.

Seanca do mbahet nga gjyqtarja Rexhina Merlika.

Mbi të arrestuarit Ilir Katirajn, Gramoz Shehun dhe Skënder Dodën, të cilët morën masë arresti me burg nga Gjykata e Tiranës, rëndojnë akuzat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe bllokimi i rrugës.

Kujtojmë se me ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, bllokimi i rrugës dënohet deri në 3 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA