Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot janë takuar në Fishtë, në një nga restorantet më të njohura të kësaj zone.

Njoftimin e ka bërë vet Haradinaj përmes llogarisë së tij në rrjete sociale.

“Sot me Presidentin Ilir Meta te ‘Mrizi i Zanave’ në Fishtë”, shkroi Haradinaj.

Ndryshe, ndërsa Meta takohej me Haradinajn, Komisioni i Venecias publikoi raportin me opinionin në lidhje me interesimin e Kuvendit të Shqipërisë për çështjen e shkarkimit të presidentit shqiptar pas dekretit që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas këtij raporti, do t’i mbetet Kuvendit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi, ose shtyrja e zgjedhjeve lokale do të thotë një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte një fajësim të presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA