Gazi që çlirohet në hapësirë rrezikon seriozisht jetën e banorëve të fshatit Lalar në Mallakastër.
Ky është magjistrali 8 polësh që transporton gazin nga fusha naftëmbajtëse në uzinën e Ballshit.
Ai ka rreth dy muaj që është çarë, ndërsa në dy javët e fundit, ndotja e ajrit është bërë e papërballueshme.
Banorët thonë se kanë probleme në aparatin e frymëmarrjes.
Dy kompanitë përgjegjëse që transportojnë gaz në këtë magjistral, janë Alba Gaz në masën 90 për qind dhe Albpetrol 10 për qind.
Përfaqësues të shoqatave ambientaliste i kanë kërkuar dy kompanive ndërhyrje të menjëhershme për mbylljen e rrjedhjes së gazit.
Sipas specialistëve ndotja nga gazi dëmton jo vetëm banorët që ndodhen aty pranë, por të gjithë zonën me rreze deri në 3 kilometra.
Top Channel