Policia britanike u ka dërguar mesazh 2 mijë klientëve të një bande shqiptare të drogës duke u ofruar mbështetje përsa i përket abuzimit të tyre me drogën.
Numrat u gjetën në dy celularë të sekuestruar nga një rrjet shqiptar i krimit të organizuar. Sipas raportimeve të “The Times”, forca të shumta policore kanë vënë në shënjestër përdorues të rregullt të drogës.
Ne mesazh shkruhej se shpërndarësit ishin arrestuar dhe se klientët po kontaktoheshin për t’u ofruar ndihmë. Një link në mesazh, i cili është klikuar 1,852 herë në Britani ofron këshillim dhe mbështetje për përdoruesit e substancave narkotike.
Policia e Londrës gjurmoi 12 shqiptarë që u kapën me 1.2 kg kilogramë me vlerë 144,000 paund, dokumente identiteti të rreme dhe 20,000 paund.
Ndër të tjerë, drejtuesit e bandës, Bledar Ponari 28 dhe Fjoralb Fera 21 kishin tetë korrierë që shpërndanin drogë përmes celularit.
Dedektivi Konstable Lee Johnson, që udhëhoqi hetimin 8-mujor tha se përdoruesit e drogës nuk janë të vetëdijshëm se po ushqejnë krimin e dhunshëm dhe skllavërinë.
Top Channel