E diela e sotme sipas presidentit Ilir Meta duhet ta gjente Shqipërinë me zgjedhje të trefishta.

Ato të përgjithshme, lokale madje të votohej edhe për presidentin. Kjo ishte formula e zgjidhjes së krizës politike, nga i pari i vendit,  e cila mbeti thjesht një propozim.

Dekreti i presidentit për ta çuar Shqipërinë në zgjedhje të trefishta nuk u botua në fletoren zyrtare, ndërsa KQZ qe i organizon zgjedhje nuk u morr fare me dekretin e 13 tetorit.

Mazhoranca e Edi Ramës jo vetëm që e injoroi këtë propozim të presidentit por shkoi më tej, duke votuar në parlament një rezolutë kundra Ilir Metës e avancoi më tej duke e marrë presidentin nën hetim për shkelje kushtetute.

Partia më e madhe e opozitës PD, nuk iu drejtua KQZ-së për t’u regjistruar për 13 Tetorin, siç bënë 3 aleatet e saj LSI, PR dhe Agraret

E diela e sonte duhet ta gjente presidentin Ilir Meta përballë kutisë së votimit, por në pamundësi për t’iu drejtuar kutisë së votimit, e gjeti buzë detit.

Videon e postuar e shoqëron me mbishkrimin “E diela është më e bukur kur nis sportive”. Por një nga ndjekësit e shumtë të presidentit në Facebook e pyet. Po sikur ishte dita e zgjedhjeve?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA