Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha edhe këtë vit shembullin personal duke u bërë pjesë e Maratonës së Tiranës.
Ai garoi në kategorinë Tirana 10K të cilën e realizoi për kohën 01:04:24.945. Pjesëmarrjen e tij në këtë garë ai ia dedikoi të prekurve nga tërmeti i shtatorit, duke kërkuar të sensibilizoi sa më shumë qytetar për ti ardhur në ndihmë familjeve që pësuan dëmtime në banesat e tyre.
Mbi 2500 vrapues nga Shqipëria nga më shumë 42 shtete të ndryshme, sfiduan sot veten e tyre në 3 kategori të ndryshme, “Ëe too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.
Ajo që bëri të veçantë këtë Maratonë ishte itinerari panoramik ku kaloi dhe pjesëmarrja e disa sportistëve profesionistë nga vende të ndryshme të botës që kërkuan të thyejnë rekorde.
Top Channel