Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme Komisioni Venecias në seancë plenare diskutoi dhe miratoi opinionin pas kërkesës së kuvendit të Shqipërisë në lidhje me shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta.
Përmes një deklarate për median, komisioni Venecias thotë se ekspertët e këtij komisioni kanë mbërritur në përfundimin se “presidenti Ilir Meta veproi duke tejkaluar kopetencat që i jep Kushtetuta”.
Komisioni Venecias thekson se ka të dhëna që veprimet e presidentit mbase nuk janë të asaj natyre për të justifikuar shkarkimin përmes impeachment.
“Presidenti Shqipërisë nuk mund të anullonte datën e zgjedhjeve pa një konsensus politik. Madje edhe në rastet e emergjencave si përshembull luftë apo katastrofa natyrore , parlamenti duhet të mblidhjes për të adoptuar një legjislacion ad hoc në shtyrjen e zgjedhjeve”.
Komisioni Venecias thekson: Ekspertët nënvizojnë thirrjet e Presidentit për dialog dhe se shtyrja e zgjedhjeve mund të kishte kontribuar në një kompromis midis palëve. Ata theksojnë mungesën e një sfide të drejtpërdrejtë të Dekreteve të Presidentit përpara gjykatës.
Megjithatë Komisioni Venecias thotë se i takon kuvendit të Shqipërisë të vendosë e më pas Gjykatës Kushtetuese. Zëdhënësi Komisionit të Venecias Panos Kakaviatos i tha Top-Channel se opioni final do të publikohet në faqen zyrtare të komisionit të Hënën e ardhshme.
Kryeministri Rama reagoi në facebook dhe i cilësoi TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.
-Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.
-Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj”, janë tre përfundimet sipas kreut të ekzekutivit”, shkruan Rama.
Reagoi edhe presidenca për raportin e Komisionit të Venecias duke thwnw se presidenti Ilir Meta nuk ka shkeluar Kushtetutën dhe këtë e vertetoi edhe Komisioni i Venecias.
Top Channel