Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas amendimeve të paraqitura sot nga Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, në Komisionin e Venecias.
Blushi thotë se “propozimet e Tao Tao-s gajasën sot të madh e të vogël në Komisionin e Venecias”.
“Hëngri një dajak të fortë, por mënd nuk zuri, dhe vazhdon propogandën bajate me titra të porositura. I kujtoj Tao Tao-s “hurin” që mori nga raporteri i çështjes për rrjedhjen në media të Draf-Opinionit, për keqpërdorim politik. Dhe nëse nuk është ftilluar akoma, ai dhe delegacioni që e shoqëron, le të bëjnë një vizitë në Bienalen e Venecias, se ndoshta u bie stresi”, shprehet Blushi.
Sa i përket opinionit që pritet të dalë sot nga “Venecia” mbi vendimin e Ilir Metës për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, Blushi thotë se për Presidentin “çështja është e qartë si kristali: ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS.”
Reagimin, Tedi Blushi e mbyll: “Tani të gjithë të bashkuar të mbështesim kuqezinjtë në sfidën e mbrëmjes”.
Top Channel