Deputeti Lefter Maliqi ka qenë i ftuar në studion e “Top Talk” me Denis Dyrnjanë ku ka folur për paktin Rama-Basha dhe për zgjedhjet e ardhshme.
Maliqi është shprehur se pakti Rama-Basha ka rënë dhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë në vitin 2020.
Sipas tij, Rama kërkon që të vazhdojë paktin e 2017, por ka hasur në kundërshti nga PD dhe “Opozita e Bashkuar”.
Deputeti Lefter Maliqi:
Ka pasur një pakt të 2017-ës që asnjë nuk e di se çfarë u bisedua, prandaj jemi kundra këtyre marrëveshjeve individuale. Marrëveshjet duhen në tryeza dhe sa më shumë përfaqësues, besoj se Rama kërkon që ta vazhdojë këtë pakt, por ka kundërshtim nga Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar.
Denis Dyrnjaja:
Basha ja ka mbyllur dyert Ramës?
Maliqi:
Unë besoj se nga të gjitha bisedat që dëgjoj edhe të djathtës edhe të majtës, dyert janë të mbyllura. kërkohet një tavolinë e zgjeruar dhe këtu mungon çështje e besimit.
Gazetari Dyrnjaja:
Pra ju po thoni që, po e kërkon Edi Rama Lulëzim Bashën, dhe jo Basha Ramën për t’u futur në sistem?
Maliqi:
Nuk është i besueshëm Edi Rama, unë që po ju flas këtu e njoh Edi Ramën. Nëse Basha ka gabimet e veta, më një fjalë ajo e mos mbajtjes së fjalës, Rama jo vetëm që nuk mban fjalën, por të fut edhe në burg.
Gazetari:
Dita që Rama do largohet nga pushteti është afër apo larg?
Maliqi:
Unë mendoj që është afër, besoj se në 2020 ka ndryshime të mëdha dhe se besoj kurrë që do venë zgjedhjet deri në 2021.
Po vajtëm deri në 2021 më mirë opozita të iki vetë të largohet, se pastaj ka diktaturë. I mori të gjitha pushtetet.
Rama nëse rri deri në 2021, atëherë Ramën po e gjeti e keqja e gjen vetëm nga socialistët”, përfundoi ai.
Top Channel