Gazetari i njohur, Denis Dyrnjaja, ishte pjesë e panelit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku u diskutua rreth shoferëve meshkuj dhe atyre femra.
Denisi bënte pjesë në grupin e shoferëve të vjetër, pasi jo vetëm e kishte marrë patentën shumë herët, por e kishte mësuar makinën në një formë më sfiduese.
“E kam marrë patentën në ’94, e kam marrë me një nga ato skodat çeke, ka qenë një makinë shumë e madhe, vetëshkarkuese quheshin ato. Unë isha shumë i vogël, duhet të çohesha që ta shikoja, një timon shumë i madh, çdo gjë ishte mekanike shumë e fortë, instruktori të bërtiste aq shumë saqë kishe makth kur do shkoje në kurs. Pastaj e mësova makinën me atë gjënë e madhe me atë kamionin.
“Ishin kohë që nuk dihej se ç’ndodhte me të ardhmen, mund të ishe edhe një shofer kamioni ndoshta në një moment të caktuar të jetës, kështu që le ta kisha klasin më të lartë të patentës”, u shpreh ai, duke shtuar se për të është në rregull çdo punë që i siguron të ardhura dhe i plotëson nevojat.
Top Channel