Komisioni i Venecias ka publikuar sot raportin përfundimtar në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta.
Dhe u shpreh se ai kishte tejkaluar kopetencat e tij.
Në studion e ‘Top Talk’ me Denis Dyrnjanë ka qenë i ftuar deputeti, Lefter Maliqi, i cili ka dhënë edhe opinionin e tij.

Gazetari Dyrnjja:

Komisioni i Venecias miratoi raportin përfundimtar që thotë se Presidenti Ilir Meta i ka kapërcyer kufijtë ligjor me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, por kjo nuk mjafton për ta cilësuar si shkelje të rëndë të kushtetutës dhe për ta shkarkuar nga detyra.

Vendimmarrja i kalon kuvendit të Shqipërisë i cili ka ngritur një komision hetimor për aktet presidenciale të Metës për zgjedhjet.

Konkluzionet e komisionit do ti kalojnë parlamentit për ti votuar dhe nëse miratohen i paraqiten gjykatës kushtetuese  e cila në këto momente nuk ekziston pasi kanë rënë gjyqtarët.

Një tjetër çështje me interes është reforma zgjedhore për të cilat sot do të flasim në “Top Talk” me deputetin e opozitës Lefter Maliqi.

Venecia u shpreh dhe tha se presidenti i ka tejkaluar kompetencat, por sipas Venecias gjithmonë kjo nuk është një arsye për të shkarkuar presidentin. A do të mundet kuvend që ta shkarkojë sipas jush me nismën që ka marrë me komisionin hetimor.

Lefter Maliqi:

Unë kam qenë ndër zërat e parë që kur u mor kjo nisëm për ngritjen e komisionit hetimor, që kur u mor edhe nisja për rezolutën, për miratimin e rezolutës në kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e presidentit dhe aty pashë shown e parë, ku u kërkua mbi gjysmë ore pushim, për shkak se deputetët e opozitës së re e lamë në mënyrë unanime që ne do të ishim pjesa dërrmuese abstenim dhe rreth 5-6 deputetë kundër.

Pas pushimit zoti Balla dhe segment të tjerë të partisë socialiste patën takime me deputet të PD-së, LSI-së dhe të tjerëve që janë aty.

Dhe ndodhi ajo që u votua me 102 vota për miratimin e rezolutës për shkarkimin e presidentit.

Gazetari Dyrnjaja:

A është i manipulueshëm komisioni i Venecias?

Maliqi:

Komisioni i Venecias në asnjë germë nuk shprehet se presidenti ka shkelur kushtetutën, pra është një organ këshillues dhe thotë thjesht ka tejkaluar, me fjalën tejkalim unë them që presidenti vetë e ka sqaruar që ka të drejtë të nxjerri, dekretojë akte normative dhe nuk mban përgjegjësi përveç momenteve kur shkel rëndë kushtetutën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA