Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se shumë shpejt do të ketë një ligj të ri që do të luftojë dhunën ndaj grave. Deklaratën e ka bërë në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi”.
Duke theksuar faktin që Shqipëria për fat të keq ende është në një fazë ku qytetari nuk mund ta bëjë gjumin e qetë, procesi i vetting-u ka bërë hapa para. E ndërkohë, ka vijuar kryeministri, sistemi i drejtësisë ka penalizuar gratë e dhunuara, pasi prokurorët dhe gjyqtarët vijojnë senacat sikur të jenë të fundit, duke favorizuar burrat dhe kjo është e turpshme.
Shumë shpejt, tha ai, do të propozojmë një ligj të ri, për të shtuar masat dhe vënë para drejtësisë dhunuesin, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë.
Top Channel