Është rasti i Liridon Pulës, drejtor i Kadastrës së Durrësit, që ka shtyrë kryeministrin Edi Rama të flasë në Parlament për grupin “KÇK” (Të kapësh çfarë të kapësh), ku përfshiu prokurorë dhe gjykatës që e dinë që nuk e kalojnë dot vetting-un.
Liridon Pula është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por Rama tha se ky vendim i prokurorisë dhe gjykatës është marrë pasi drejtori i Kadastrës nuk iu përkul krimit.
Në seancën e zhvilluar në gjykatë kundër drejtorit, mori pjesë edhe zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili tha se “nga ajo çfarë dëgjoi në seancë, prokuroria nuk paraqiti asnjë provë për akuzën e ngritur dhe se gjithçka vjen në formë presioni për të legalizuar pallate dhe toka të bandave.”
Sa i përket të ashtuquajturit KÇK, Rama tha: “Është grupi më i madh kriminal në shqipëri, me fakte. Prokuror dhe gjykatës që e dinë që vetting-un nuk e kalojnë dot”.
“KÇK të shpallet në kërkim”, Rama: Është grupi më i madh kriminal në Shqipëri
Top Channel