‘Boki 13’ i bie të fikët, dërgohet në spital me ndihmën e shpejtë
08/10/2019 14:37
I dyshuari në rastin ‘Haraçi’, Bojan Jovanovski i cili duhej që të jep deklaratë para Vilma Ruskovkës me automjetin e ndihmë së shpejtë u dërgua në spital.
Ekipi i ndihmës së shpejtë erdhi në ora 12:030, përkatësisht 20 minuta pasi Jovanovski hyri në Prokurori, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas gjysmë orë, Jovanovskin me karrocë e dërguan tek automjeti i ndihmës së shpejtë.
Jovanovski sot duhej të merrej në pyetje si i dyshuari kryesor në rastin ‘Haraçi’, por deri tani nuk ka informacione nëse ka dhënë deklaratë.
Top Channel