Basha: Gati për zgjidhjen e krizës. Rama ka ende në tryezë propozimin tonë

08/10/2019 14:47

Në prag të vendimit për negociatat, Lulzim Basha kritikoi rrugën që ka zgjedhur të ndjekë Edi Rama me disa prej vendeve të Bashkimit Europian të cilët janë ende skeptik për fatin e Shqipërisë.

“Është rruga e njohur e fajësimit të çdokujt tjetër, e sulmeve ndaj Bashkimit Europian, e sulmeve ndaj  qeverive europiane, e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar PD, për të hequr përgjegjësinë nga, në fakt, i vetmi njeri përgjegjës në këtë situatë. Dështimi për herë të katërt ka vetëm një firmë, vetëm një vulë, vetëm një emër dhe ky është Edi Rama”, u shpreh Basha.

Kryeministrit i faturon jo vetëm dështimin e radhës në rrugën e integrimit,  por edhe atë të zgjidhjes së krizës politike. Lulzim Basha i kujtoi sërish Edi Ramës propozimin që ka mbi tryeze.

“Propozimi ynë për daljen nga kriza dhe, në veçanti, propozimi për reformën zgjedhore vazhdon të mbetet në tryezë. Ne jemi të vendosur që të bëjmë gjithçka që të dalim nga marshi indietro ku e ka futur ekonominë dhe politikën kjo qeveri dhe ky kryeministër dhe të ecim përpara me detyrat tona të shtëpisë, duke luftuar korrupsionin, duke shkatërruar lidhjen e krimit me politikën”, tha Basha.

Shqetësimet  kryedemroakti i ndau edhe me ministrin e Jashtëm austriak,  vendi i  të cilit  ka nënshkruar  letrën mbështetëse për hapjen e negoviatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Elda Menga

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA