3 vjet pas ndarjes nga jeta të pedagogut dhe ish-deputetit Gilman Bakalli, në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar bashkëshortja e tij Irena, e cila jo vetëm ndau kujtime nga i shoqi, por foli edhe rreth “Trofeu Gilman 2019”, gara me biçikleta organizuar për nder të pasionit të tij.
Irena tregoi se nuk ka qenë aspak e lehtë për të dhe vajzat të mësohen pa prezencën e të atit, megjithatë ato janë përpjekur që të mos e mbajnë kokën mbrapa e kanë vazhduar të bëjnë realitet ëndrrat e dëshirat e tyre.
Një videomesazh surprizë erdhi nga një prej vajzave, Debora, e cila emocionoi me fjalët që do të donte t’ia thoshte të atit, nëse do e kishte për një minutë në jetë.
“Sikur ai të kthehej në dimensionin tonë për një minutë, me kusht që një minutë tjetër të mundesha ta përqafoja pa i fol, do t’i thoja: “Je çdo ditë në mendimet e mia dhe jeton nëpërmjet meje. Kur lexoj më vjen në mendje se sa shumë ti bashkë me mamin jeni përpjekur ta bëni librin një objekt aq të dashur nga unë, e tash që ajo ditë ka ardh, e kuptoj pse edhe të kujtoj…” ishin këto disa nga fjalët që ajo përcolli nga Gjermania, aty ku edhe studion prej vitesh.
Top Channel