Diplomati suedez Karl Bild ka komentuar procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që sot po mbahen në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Twitter, Bild ka shkruar se qytetarët e Kosovës, votojnë sot për të zgjedhur parlamentin e ri.

I njëjti ka shkruar se me krijimin e qeverisë së, shpreson që të adresohen çështjet e pazgjidhura rajonale.

“Sot votuesit në Kosovë, shkojnë në kutitë e votimeve për të zgjedhur një parlament të ri. Pas zgjedhjes së qeverisë së re, shpresojmë që të adresohen çështjet e pazgjidhura në rajon”, ka shkruar ai në Twitter.

Këto komente Bild i ka bërë derisa ka shpërndarë thirrjen e GLPS-së për të dalë sa më shumë në votime./Ekspres/

“Mirëmëngjesi të gjithëve, GLPS u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar. GLPS uron për një proces të qetë dhe demokratik. Stafi ynë do angazhohen sot për të monitoruar qendrat kryesore në të gjithë Kosovën”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta