Në të gjithë botën, ka 22 kabinete qeveritare të balancuara për sa i takon gjinisë, nga të cilët, 14 kanë më pak se 50 përqind gra ministre.

E mes tyre, madje e pesta në klasifikim, sipas të dhënave nga kombet e bashkuara, qëndron qeveria shqiptare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, rifreskoi kabinetin e tij në fund të 2018. Qeveria përbëhet tani nga tetë ministre femra, nga një total prej 15 ministrave, duke e çuar proporcionin e femrave ministre në kabinet në 53.3 për qind.

Kjo, bën që qeveria shqiptare të renditet pas Spanjës, me 62.5 për qind femra ministre në kabinet, Finlandës me 61.1 përqind, Nikaraguas me 58.8 për qind dhe Suedisë me 54.5 për qind femra ministre.

Sidoqoftë, sipas OKB, femrat vazhdojnë të mbeten të nënpërfaqësuara në shkallë globale në pozicionet e lidershipit politik. Ato zënë vetëm 24.3 për qind në parlamente dhe 20.7 për qind të portofoleve ministrore në shkallë globale. Pavarësisht se larg barazisë dhe balancës gjinore, ky përfaqësim, shënon sidoqoftë një rekord të kohërave për femrat në politikë. Sipas të dhënave, vetëm nëntë vende kishin 50 për qind apo më shumë femra në pozicione ministrore më 1 janar 2019, e një ndër to, edhe shqipëria që lë madje pas edhe vende si Kanadaja, Franca, Gjermania, Zvicra e të tjera.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA